Shikoje kete faqe ne: gjuhë zngleze (english), çek, Danisht, Frengjisht, indonezian, Japonisht, Spanjisht, turk, Ukrainian (Українська)

A je TI nje njeri i MIRË?
Provoje testin…
 

A e konsideron ti veten si një njeri i mirë? Shumica e njerëzve e konsiderojnë veten ashtu. Po të shumtit nga ne ndryshojnë në definicionin për “mirë”. Bibëla thotë që perëndia është e mirë, edhe të dhjetë urdhërimet janë standarti i mirësisë. Ta shikojme pra ligjin e perëndisë… Me ndërgjegje të saktë, pyet veten nëse i ke zbatuar:


  1. Nuk duhet të kesh perëndi te tjera para meje.
    (A e ke dashur gjithmonë perëndinë para çdo gjëje tjetër?)

  2. Mos krijo një idhull për veten.
    (A ke krijuar një perëndi në mendjen tënde me të cilën ndjehesh më mirë, një perëndi që të përshtatet?)

  3. Mos e përdor emrin e perëndisë më kotë.
    (A e ke përdorur nje herë emrin e shejntë të perëndisë si fjalë mallkimi?)

  4. Kujtoje ditën e sabatit, që ta mbash të shenjtë.

  5. Ndero atin tënd dhe nënën tënde.

  6. Mos vrit.
    (Perëndia e konsideron urrejtjen si vrasje.)

  7. Mos shkel kurorën.
    (“Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.” (lust, adultery) — Mateu 5:27-28, kjo përfshin gjithashtu marrëdhëniet seksuale para martese).

  8. Mos vidh.
    (A ke vjedhur ndonjë herë diçka?—vlera e sendit nuk ka rëndesi.)

  9. Mos gënje.
    (A ke gënjyer qoftë edhe vetem një here? Duke përfshirë përgjigjet e këtyre pyetjeve.)

  10. Mos lakmo.
    (A ke lakmuar ndonjë herë me zili diçka që i përket dikujt tjetër?)

Bibla thotë që Perëndia do ti dënoj të gjithë vrasësit, përdhunuesit, hajdutët, gënjeshtarët, kurorëshkelesit, e të tjerë. Madje do ti gjykojë fjalët dhe mendimet tona. Në diten e gjyqit do të të gjykojnë fajtor apo të pafajshëm për shkelje të urdhërimeve të tij?

Photo copyrighted.

Ndoshta ti mendon se Perëndia është e mirë dhe prandaj do ti lërë pa ndëshkuar mëkatet e tua. Po është mirësia e tij që do të sigurojë që vrasësit, përdhunuesit, hajdutat, gënjeshtarët, e të tjerë të marrin drejtësi. Do të ishte nje gjyqtar i koruptuar po ta mbyllte njërin sy përpara padrejtësisë.

A i ke mbajtur urdhërimet?

Bibla thotë që ligji është i përkryer. Të urdhëron që ti të jesh i përkryer (Mateu 5:48). A je i përkryer (në mendime, fjalë dhe veprime)? A do të arrish në qiell?

Ndoshta ti mund të thuash që ti prapë je i mirë, mirëpo Perëndia thotë që ti nuk je (shiko Psalmeve 14:2-3). Do me thënë që njeri nga ju po gënjen dhe Bibla thotë që është e pamundur që Perëndia të gënjejë.

Mos harro që të gjithë gënjeshtarë do të hidhen në liqenin e zjarrit (Zbulesa 21:8). Ligji i Perëndisë kërkon drejtësi, dhe ndëshkimi për mëkatet kundër atij është vdekje dhe ferr. Dëgjo me vëmendje, po të duash të jetosh.

Perëndia vetë krijoi nje menyrë ku drejtësia dhe mirësia e tij mund të takohen. Ne e shkelëm Ligjin, po Perëndia u bë njeri për ta paguar gjobën. Jezusi vuajti he vdiq në kryq për ta zbatuar Ligjin. Perëndia mund të na falë dhe të na japë dhuratën e jetës se përjetshme!

Por ndoshta ti prapë mendon që (tani e mbrapa) mund ti mbash të Dhjetë Urdhërimet. A nuk është e vërtetë që më të mirët nga ne kanë gënjyer, vjedhur, dëshiruar diçka plot epsh, urrejtur, dhe nuk e kanë dashur Perëndinë para çdo gjëje tjetër, dhe nuk e kanë dashur tjetrin si veten?

Si mund të jetojmë pra nje jetë "të mirë” nëse kemi mëkatuar tashmë kundër Perëndisë? Maksimumi ne jemi gënjeshtarë dhe hajduta të përmirësuar … po prapë jemi shkelës të ligjit.

Mendoje kështu…

A do kishe shitur njerin nga sytë e tu për nje miljon dollarë? A do ti kishe shitur të dy për $50 miljon? Jam i sigurtë që jo. Sytë e tu janë tepër të çmuar, por prapë janë vetëm dritaret e shpirtit tënd. Atëherë sa duhet të jetë vlera e jetës tënde (e shpirtit tënd)?

Me këto mendime në mendje, cili do të kishte qenë nje çmim i drejtë për jeten e përjetshme? Është tërësisht pa çmim. Sidoqoftë, po të bësojmë në vetë-mirësinë tonë për të hyrë në qiell, ne po i themi Perëndisë, “Do të hyj në qiell sepse kam berë mirë – e kam merituar hyrjen në të.”


Imagjino sikur ti të doje të më jepje nje makinë të re (shumë të shrenjtë), po unë të thoja, “Nuk mund ta pranoj!E ndjej veten në siklet duke pranuar nje dhuratë të tillë… ja ku i ke 10 cents për të.” Jam i sigurt që ti do të ndjeheshe shumë i ofenduar prej nje propozimi për pagesë kaq patetik. Përveç kësaj, po e pagova, nuk është më nje dhuratë, është nje blerje… Është e imja me të drejtë.

Kur flasim për hyrjen në qiell duke qenë të mirë, duke mbajtur të dhjetë urdhërimet, e të tjerë, ne i hedhim Perëndisë 10 cents e “vet-drejtësisë”, që është nje fyerje e tmerrshme për Perëndinë, në shkëlqimin e sakrificës së tij. E vetmja gjë që mund të bejmë ne është të përulim veten, të pendohemi për mëkatet tona dhe të pranojmë dhuratën duke besuar vetëm nëJezu Krishtin.

Perëndia e plotfuqishme vërtetoi sa shumë të do ty kur Jezusi vuajti për ty në kryq. Po të duash të besosh në mirësinë tënde, atëherë ti po thua që vdekja pikëlluese e tij në kryq ka qenë kot.

A je i hutuar?

VIDEO ONLINE: A do të shkosh në qiell? Shumica e njerëzve e keqkuptojnë si mund arrijnë atje. SHKO

Sa mirë është mjaftë mirë? Answer

Jam mjaftë i mirë për të hyrë në qiell? Answer

A do të shpëtohen të gjithë njerëzit përfundimisht? Answer (Shumë kanë nje shpresë të pasaktë dhe besojnë që gjërat do të rregullohen përfundimisht dhe herët a vonë do të hyjnë në qiell. A është e vërtetë?)

Është Perëndia e drejtë të shpëtojë vetëm disa? Answer

Si mund të falem edhe si mund të ndjihem i falur? Answer

Si mund të jem i sigurt për shpëtimin tim? Answer

MË SHUMË PËRGJIGJE PËR SHPËTIMIN

Bibla thotë, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.” Nuk mund ta fitosh nje dhuratë. (grace)

Kur Jezusi tha që të “besojmë” në të, Ishte duke thonë që ne duhet të kemi besim në të, në të njejten menyrë sikur e beson parashutën që do të shpëtojë ty kur hidhesh nga nje aeroplan. Ti jo vetem beson në parashutën – ti e vesh.

Të lutem, mos u “hidh” pa Jezusin. Po të vdesesh në mëkatet e tua nuk ka mundësi të dytë. Perëndia do të jape ty drejtsinë, dhe do të përfundosh në ferr përgjithmonë. Çdo lloj shqetësimi që të kesh tashmë zvogëlohet nga shqetësimi që ke me Krijuesin tënd. Zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të (Gjoni 3:36).

Perëndia nuk do që ti të shkosh në ferr. As ti nuk do të shkosh atje, pranoi pra atëherë mëkatet e tua para Perëndisë, besoje Jezusin që të shpëtojë ty, dhe do të kalosh nga vdekja të jetë.

Pastaj lexoje Biblën për ditë dhe zbatoi ato që lexon. (Shiko Gjoni 14:21). Bindja jota te Perëndia është dëshmia e dashurisë tënde. Ki besim të Perëndia, kurrë nuk do të ti zhgënjejë shpresat e tua.

Thuaj Perëndisë diçka të tillë:

“E dashur Perëndi, sot do të ndahem nga të gjitha mëkatet e mia (tregoje cilat). Në diten e sotme e ve besimin te Jezu Krishti si Zoti dhe shpëtimtari im. Ai është e vetmja menyrë për mua për të qenë i shpëtuar. Ai është 'udha, e vërteta dhe jeta'.” Të lutem, më falë, ndryshoje zemren time dhe ma dhuro dhuratën tënde të jetës se përjetshme. Në emër të Krishtit unë falem. Amen.”


Autori: Ray Comfort. Text copyright, 2003, Living Waters Publications. Teksti i kësaj faqeje është në dispozicion si trakt broshurë nga Living Waters Publications.

Të lutem edhe një moment për të komunikuar vendimin tend me ne…

(nënvizo njëren poshtë)

Sa u fala dhe e mora jeten e përjetshme përmes Krishtit si rezultat i përdorimit të faqes tuaj (ChristianAnswers.Net).

U pendova për mëkatet e mia, besova në Krisht për shpëtimin tim, dhe vendosa të ndjekë Krishtin për pjesën e jetes që më ka mbetur, mirëpo prape jam i pasigurtë për shpëtimin tim të përjetshem.

Kam vendosur t’ia kushtojë jeten time Krishtit dhe për shërbimit të Kristhit. [Falu te Perëndia duke u penduar nga mëkatet e tua. Pendohu. Kërkoje ndihmen e Perëndisë për të jetuar nje jetë të denjë prej dites se sotme.]

Unë kam qenë tani më nje ndjekës i bindur i Jezu Krishtit.

Nuk kam marrë ende nje vendim për ta ndjekur Krishtin, por unë jam i interesuar. Ju lutem, më kontaktoni.

Unë nuk e ndjek Krishtin edhe nuk planifikoj ta ndjekë. (Shënim: Shiko PARALAJMËRIMIN e nevojshëm për ketë zgjedhje)

Ke PYETJE për shpëtimin, faljen e Perëndisë ose problemet që lidhen me ato? PËRGJIGJET janë vetem nje klik largë.


Emër:
Unë jamë::   mashkull femër
Mosha:  
e-mail:
Shkruji komentet e tua këtu poshtë. Po të duash që nje nga vullnetarët tanë të kontaktojnë përmes e-mail për këshillim diskretë, të lutem, na pyet.


Zbuloje planin e Perëndisë për ty dhe për boten tonë! Shikoje ketë film të brohoritur këtu, on-line—PA PAGESË—SHPRESA
ChristianAnswers.Net
Home
Directory
Christian Answers Network HOME and Directory
Translated by: Susanne Glas