Çfarë ka të re në ChristianAnswers.Net?

Nëse Jezusi ishte Biri i Perëndisë, pse e quajti veten Biri i Njeriut?


Biri i Perëndisë, Biri i Njeriut

Në pamje të parë kjo duket si një kontradiktë, por në fakt nuk është e tillë. Një shqyrtim i saktë i Shkrimeve qartëson se shprehja “Biri i Njeriut” ka një kuptim të gjerë.

Para së gjithash, edhe pse në shprehjen “Biri i Njeriut” gjejmë nje referencë mbi natyrën njerëzore të Jezusit, kjo nuk mohon hyjninë e tij. Duke u bërë njeri, Jezusi nuk pushoi së qënuri Perëndi. Mishërimi i Krishtit nuk solli mënjanimin e natyrës së tij hyjnore por një bashkangjitje të saj. Jezusi deklaroi qartë në shumë raste se ishte Perëndia ( Mateu 16:16-17; Gjoni 8:58; 10:30). Por, pwrveç të qënit hyjnor, Ai ishte gjithashtu njerëzor (shiko Filipianëve 2:6-8). Ai kishte dy natyra (hyjnore dhe njerëzore) të bashkuara në një person.

Më tutje, Shkrimet na qartësojnë se Jezusi nuk po mohonte natyrën e Tij njerëzore kur e quante veten “Biri i Njeriut”. Në fakt, Ai po tregon se termi “Biri i Njeriut” është përdorur në Shkrimet në kontekstin e hyjnisë së Krishtit. Për shembull, Bibla thotë se vetëm Perëndia mund të falë mëkatet ( Isaia 43:25; Marku 2:7). Por si “Biri i Njeriut”, Jezusi kishte fuqinë për të falur mëkatet (Marku 2:10). Në të njëjtën mënyrë Krishti do të kthehet në tokë si “Biri i Njeriut” mbi re në lavdi për të mbretëruar në tokë (Mateu 26:63-64). Në këtë pasazh, Jezusi po citon Danielin 7:13 ku Mesia përshkruhet si “I Lashti i Ditëve”, një shprehje që përdoret për të treguar hyjninë e Tij (krah. Danieli 7:9).

Më tutje, kur Jezusi u pyet nga kryeprifti nëse ai ishte “Biri i Perëndisë” (Mateu 26:63), ai u përgjigj autoritar, se ishte “Biri i Njeriut” i cili do të vijë në fuqi dhe me lavdi të madhe (vargu 64). Kjo tregon se Jezusi vetë përdori shprehjen “Biri i Njeriut” për të treguar hyjninë e Tij si Biri i Perëndisë.

Përfundimisht, shprehja “Biri i Njeriut” thekson gjithashtu se kush është Jezusi në lidhje me mishërimin dhe punën e tij shpëtimtare në tokë. Në Dhjatën e Vjetër (Levitiku 25:25-26, 48-49; Ruth 2:20), i afërti më i ngushtë (një person i lidhur me anë gjaku) kishte gjithmonë funksionin e “të afërmit shpëtues” të një anëtari të familjes i cili duhej të lirohej nga borxhi apo nga burgu. Jezusi erdhi tek ne si i afërm me anë gjaku (që do të thotë, Ai u bë një njeri) në mënyrë që të na shërbente ne si “i afërmi shpëtues” dhe për të na çliruar nga mëkati.

Translation: Adriatik Toska

Autor: Dr. Ron Rhodes nga Reasoning from the Scriptures Ministries (Të arsyetuarit nga Shkrimet).

Copyright, 1999, Ron Rhodes.

Films for Christ

ChristianAnswers.Net/albanian
Christian Answers Network
PO Box 577
Frankfort KY 40602
USA        

Go to index page ChristianAnswers.Net
CAN Home
Shortcuts
Christian Answers Network HOMEPAGE and DIRECTORY