Parched Earth. Illustration copyrighted.

Do you know…
» Why does God allow innocent people to suffer? in English

» Am I good enough to go to heaven? in English


Njeriu zgjodhi që të rebelohej!

Duke dashur që të jetojë sipas mënyrës së tij, duke u bazuar në gjykimin e tij, njeriu zgjodhi që të mos i bindej Perëndisë.

Zgjedhja e njeriut solli si rezultat rënien (mëkatin). E përkufizuar thjesht, mëkati është mosbindje ndaj Perëndisë. Ai është Krijuesi dhe duhet t'i bindemi. Akoma më e rëndësishme, Perëndia vetë është standarti se çfarë është e drejtë. Mëkati shkakton ndarjen shpirtërore nga Perëndia dhe vdekjen fizike. Ndarja ndodhi sepse Perëndia është perfekt dhe i pastër. Kjo pastërti e tij nuk mund të bashkëjetojë me mëkatin dhe drejtësia e Tij nuk mund ta lejojë pa e ndëshkuar.

Si pasojë e makatit, edhe bota u mallkua dhe filloi të vdiste. Toka u bë më pak pjellore dhe kishte më pak ushqim. Njeriu filloi të punonte shumë për të korruar sado pak. Gjithashtu njeriu do të shikojë pasojat e mëkatit edhe në marëdhëniet njerëzore, duke sjellë ligësi, vrasje, epshe dhe parregullsi brenda familjes.

Njerëzimi vazhdon të mëkatojë, duke jetuar në rebelim kundër Perëndisë, Krijuesit. Kjo është arsyeja pse bota vuan sot. Njeriu mban përgjegjësinë e shkatërrimit të përsosmërisë së krijimit të Perëndisë.

Për shkak të mëkateve tona, njeriu nuk mund të njohë dhe të përjetojë dashurinë dhe shoqërinë me Perëndinë, pavarësisht se mundohet ti afrohet Perëndisë nëpërmjet veprave të mira, ritualeve fetare apo filozofive. "sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë" (Romakëve 3:23).


(Pasues)